Shqipëria e ftuar nderi në forumin strategjik të politikës gjermane/ Rama: Pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme

schedule11:52 - 18 Janar, 2024

schedule 11:52 - 18 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama ka qene pjesëmarrës takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Përmes një postimi në Facebook, ai ka zbuluar se ftesa i erdhi nga homologu bavares, Markus Söder, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar dhe kulturor.

Sipas Ramës, disa vite më parë, për Shqipërinë ishte e paimagjinuehshme të ishte e ftuar nderi në këtë forum strategjik të politikës gjermane.

Kloster Banz, Bavari – Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

*Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike”, ka shkruar Rama./abcnews.al