Durrës, nisin punimet për Lungomaren/ Ndërhyrjet për rehabilitimin do të zgjasin 6 muaj

schedule11:10 - 18 Janar, 2024

schedule 11:10 - 18 Janar, 2024

Në Durrës kanë nisur punimet për lungomaren e qytetit. Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se ndërhyrja do të kryhet në shëtitoren “Taulantia”.

Punimet do të zgjasin për disa muaj dhe pritet të përfundojë në muajin maj.

“Ndodhem në shëtitoren “Taulanta” ku ka nisur puna për t’i hapur rrugë investimit 105 milionë lekë, me zgjatimin e shëtitores “Taulantia”. Do të përfitohen 4500 metra katror hapësire e shftytëzueshme. Do të lidhet me portin e peshkimit. Do të ketë edhe një ndërhyrje tjetër në pjesën veriore të shëtitores. Pjesa tjetër do të vazhdojë deri në pjesën jugore për ta bashkuar me portin e peshkimit.

Do të zgjasë vetëm për disa muaj, në maj do të ketë përfunduar”, raportoi gazetari Musaj./abcnews.al