Ndalesa e fundit e ministrit të Jashtëm Igli Hasani, në kuadër të turit rajonal, do të jetë Mali i Zi. Në orën 10:00, Hasani do të pritet nga homologu malazez, Filip Ivanović ndërsa më pas, do të mbajnë edhe një konferencë për mediat. Në 11:30 është parashikuar një takim me presidentin Jakov Milatovic.
Hasani do të zhvillojë një takim me zëvendëskryeministrin, Nik Gjeloshaj si edhe drejtues të partive politike shqiptare atje dhe deputetë. Një ditë më parë, Hasani vizitoi Shkupin ku mbajti disa takime. Të martën ai ishte në Prishtinë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë politikë.
AXHENDA:
10:00 / Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Filip Ivanović
11:00 / Konferencë për media e ministrave Hasani – Ivanovic
11:30 / Takim me Presidentin, z. Jakov Milatovic
12:15 / Takim me Zëvendëskryeministrin, z. Nik Gjeloshaj
15:30 / Takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi; Drejtues të Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi dhe deputetë:
1. Faik Nika (Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi),
2. Nik Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare – Kryetar),
2. Fatmir Gjeka (Partia Demokratike – Kryetar – Minister i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave)
3. Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike – Kryetar)
4. Mehmet Zenka(Unioni Demokratik i Shqiptareve – Kryetar)
5. Ivan Ivanaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar)
6. Saubih Mehmeti (Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Kryetar)
7. Ferhat Dinosha (Unioni Nacional Shqiptar – Kryetar)
8. Bujar Hasangjekaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar – Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë)
9. Nikollë Camaj Lidhja Demokratike Shqiptare, LDSH – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)
10. Ilir Çapuni (Forca e Re Demokratike – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)
11. Artan Çobi (Alternativa Shqiptare-ASH- Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)