Dua Lipa dhe Callum Turner nuk deshën shumë për të bërë publike romancën e tyre vetëm disa ditë pasi filluan të qarkullonin thashethemet se ata ishin “të çmendur pas njëri-tjetrit”.
Lipa u pa duke u larguar nga eventi “Pyetje dhe Përgjigje” të Turner në Teatrin Aero në Santa Monica, Kaliforni, me shoqërinë e saj. Pak më vonë ajo u takua me aktorin për darkë. Çifti dukej i dashuruar teksa darkonte në R+D Kitchen në Santa Monica me një grup miqsh.
?️ new couple alert ❗️
dua lipa & callum turner ❤️pic.twitter.com/aelclYzji5— Western Enthusiast (@westenthu) January 16, 2024
Edhe pse kishin shoqëri, Lipa, 28 vjeç dhe Turner, 33 vjeç, u ulën pranë njëri-tjetrit dhe dukeshin të pavëmendshëm ndaj botës përreth tyre, duke shijuar ushqimin dhe koktejet e tyre.
Pas daljes, dyshja u fotografuan së bashku duke dalë nga restoranti dhe ndonëse nuk shfaqën asnjë shenjë dashurie, ata nuk u përpoqën ta fshehin lidhjen e tyre./abcnews.al