Operacion anti-drogë në Belgjikë, 22 të arrestuar mes tyre 3 policë

schedule09:08 - 17 Janar, 2024

schedule 09:08 - 17 Janar, 2024

22 persona mes tyre 3 oficerë policie janë arrestuar si pjesë e një operacioni për të goditur rrjetet e trafikut të drogës në Belgjikë. Gjatë operacionit, i cili u fokusua në zonat e Brukselit dhe Antwerpen, ndër të tjera u sekuestruan “para dhe automjete luksoze”.

Më shumë se 350 policë u mobilizuan për të arrestuar të dyshuarit, disa prej të cilëve ishin potencialisht të rrezikshëm, thanë autoritetet belge në një deklaratë, duke theksuar se disa kompani u kontrolluan gjithashtu.

Hetuesit ishin në gjendje të deshifronin mesazhe të shumta të dërguara nga anëtarët përmes aplikacionit Sky ECC.

Sipas policisë, disa nga të dyshuarit planifikonin të transportonin kokainë në Angli me helicopter. Në dhjetor, në Bruksel filloi gjyqi i rreth 120 të pandehurve për përfshirje në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe kanabisit, zbulimi i të cilave lidhet edhe me dekriptimin e mesazheve të dërguara përmes shërbimeve Encrochat dhe Sky ECC.

Vitet e fundit, sasia e drogës së kapur ka thyer një rekord pas tjetrit në portin e Antwerp, i cili është cilësuar si porta kryesore evropiane për kokainën e prodhuar në vendet e Amerikës Latine.

/abcnews.al