Një punëtor ka humbur jetën në Kavajë, pasi ra nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjes të së martës në Golem në një objekt në rikonstruksion. Pavarësisht se 40-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ai nuk mundi t’i shpëtoje plagëve të marra, kryesisht në kokë e trup.
Dyshohet se punëtori ka rënë nga skela e jashtme e godinës. Grupi hetimor po kryen verifikimet edhe për drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit, për të parë nëse viktima i kishte veshjet e duhura te punës./ABC News Albania