A po e përgatit Rama, Blendi Gonxhen si pasardhës të Veliajt në Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Ndreca

schedule21:20 - 16 Janar, 2024

schedule 21:20 - 16 Janar, 2024

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë në “Real Story” në ABC foli për krijimin e ministrisë së re, dhe vendosjen e Bledi Gonxhes në krye të saj.

Nazarko theksoi se kryeministri Edi Rama kërkonte një njeri vendimmarrës, ekzekutiv dhe cilësor dhe këtë e gjeti sipas tij tek Blendi Gonxhe.

Ndërkohë deputeti Plarent Ndreca u pyet lidhur me mandatin e fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe nëse shihet dalja e Bledi Gonxhes në skenë, si një figurë e radhës. Ndreca theksoi se kjo mbetet ende për t’u parë dhe se Partia Socialiste ka figura shumë të mira.

Nga ana e tij, nënkryetari i PD-së, Roland Bejko nuk i kurseu kritikat për qeverinë Rama. Bejko theksoi se Gonxhe është i detyruar të lëvizë brenda kornizave që vendos kryeministri Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Plarent Ndreca: Një lajm i mirë që kultura do të marrë një frymëmarrje tjetër.  Një menaxher që menaxhon dy portofole, në kulturë janë bërë gjithë këto vite, edhe që të prodhohen para. Por futja nën administrimin e një ministri edhe ekonomisë dhe kulturës sigurisht do të ketë një hapësirë edhe më të gjerë për kulturën.

Pyetje: Erion Veliaj në mandatin e tij të fundit si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Rama besoj që është në kërkim të një figure për këtë u fol për Maznikun, Gonxhe që ka lënë dhe ai një figurë dhe i përfolur. A e shikoni këtë dalje të Gonxhes?

Plarent Ndreca: Gonxhe është evidentuar në pozicionet që ka qenë si shumë i mirë dhe që ka krijuar një institucion model. Nuk besoj që ka qenë ky qëllimi. Mendoj që PS ka mjaftueshëm figura që mund ta drejtojnë nesër Bashkinë e Tiranës. Mund të jetë edhe Gonxhe, edhe Mazniku, por ka shumë figura. Sa për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ka shumë figura menaxheriale, por edhe politike. Ka ende kohë përpara.

Mentor Nazarko: Fakti që do të drejtojë një superministri, do të jetë edhe i pranishëm në hapësirën publike dhe do të ketë një vend të rëndësishëm në komunikimin e qeverisë me publikun. Natyrisht do ta motivojë që të jetë më rezultativ apo edhe më kreativ.

Roland Bejko: Qeverisja e Edi Ramës është e tillë që në planin e burimeve njerëzore e ka me profil të ulët, ka zgjedhur njerëz që një pjesë të mirë të ministrave nuk i njoh. Ndërsa Gonxhe ka një profil politik, është i detyruar të lëvizë brenda kornizave që përcakton Rama. Ne kemi një ekonomi kriminale në Shqipëri. Ne nuk kemi investitorë strategjikë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!