“Godet” Capello: Mourinho si rasti i Maldinit, amerikanët nuk i respektojnë njerëzit

schedule15:57 - 16 Janar, 2024

schedule 15:57 - 16 Janar, 2024

Fabio Capello ka reaguar pas shkarkimit të Jose Mourinho nga stoli i Romës, sigurisht jo në një mënyrë të qetë pasi ai ka theksuar se shkarkimi i Mourinho është një rast i ngjashëm si ai i Maldinit te Milan, ku pronarët amerikanë nuk i respektojnë legjendat.

“ Unë mendoj se këto kompani amerikane punojnë pa respektuar njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. E pamë në Milano me Maldinin dhe sot në Trigoria me Mourinho. Nuk ka ndjeshmëri nga ana e tyre, por vetëm biznes. Unë, nga ana tjetër, mendoj se është e nevojshme edhe respekti, ndoshta duke rënë dakord fillimisht ballë përballë dhe jo nëpërmjet mesazheve apo telefonit.

Që diçka nuk funksiononte ishte e qartë, por mos të tregosh respekt ndaj një figure madhore sportive si Mourinho, nuk është e pranueshme. Ata e trajtuan atë pa respekt, një nga figurat e historisë së këtij sporti”, është shprehur ndër të tjera i revoltuar Capello./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!