Intervista e pazakontë e ministrit të Jashtëm ukrainas, Kuleba: Ka pasur raste kur kam dashur ta godas me grusht Lavrov

schedule09:04 - 16 Janar, 2024

schedule 09:04 - 16 Janar, 2024

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha gjatë një interviste të hënën se ka pasur raste kur ai ka dashur të “grushtojë” homologun e tij rus, Sergei Lavrov, veçanërisht gjatë bisedimeve në fazën fillestare të pushtimit rus.

I pyetur, se cilat janë negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë ndonjëherë, kreu i diplomacisë ukrainase tha: “Bisedimet më të vështira janë ato në të cilat ndihesh sikur ajo që dëshiron është të shkosh dhe të godasësh me grusht personin që ke përballë, por nuk mundesh.”

“Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022”, shtoi ai.

Zyrtarët ukrainas dhe rusë zhvilluan disa raunde bisedimesh në javët e para pas pushtimit në fund të shkurtit 2022. Fillimisht takimet u zhvilluan pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi, më pas në Turqi.

Kuleba deklaroi në atë kohë se bisedimet në Turqi ishin të vështira. Ato kishin të bënin kryesisht me mundësinë e armëpushimit dhe krijimin e korridoreve humanitare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar  se ai refuzon çdo negociatë me Moskën përpara se trupat ruse të tërhiqen nga territoret e vendit të tij, të cilat kanë marrë afërsisht 20% të territorit ukrainas.

/abcnews.al