Hapet ankandi Fotovoltaik Hibrid, Balluku: Kontribut i madh njerëzor, bashkë me partnerët e tjerë

schedule15:23 - 15 Janar, 2024

schedule 15:23 - 15 Janar, 2024

Hapet sot Ankandi Fotovoltaik Hibrid 300 MW. Në një komunikim për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se tashmë ky është një burim për prodhimin e energjisë së gjelbër.

Balluku nënvizoi se data e lançimit do të zgjasë deri më 10 korrik, ndërsa shtoi se afatet kohore duhen respektuar dhe se nuk do të ketë shtyerje të afatit.

“Sot Shqipëria ndodhet para një realiteti të ri dhe në një moment historik dhe të artë dhe për këtë ka nevojë për më shumë kontribut të burimeve njerëzore. Pasi i gjithë diskursi sot bëhet mbi burimet njerëzore dhe ne do të jemi të fokusuar në ngritjen  e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e administratës”, tha Balluku, duke shtuar: “Afatet kohore duhen respektuar nuk do të ketë shtyrje të afatit. I bëj thirrje të gjitha kompanive shqiptare dhe kompanive të huaja që të marrin pjesë në këtë ankand, ku dyshemeja e prodhimit minimal është 10 megawat/orë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!