Begaj dekreton Adea Pirdenin, emërohet ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

schedule11:38 - 15 Janar, 2024

schedule 11:38 - 15 Janar, 2024

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Adea Pirdenit në krye të ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ky vendim vjen pasi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama propozoi miratimin e anëtares së re të kabinetit qeveritar në krye të kësaj ministre të sapo krijuar.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit dekretoj” Zonja Adea Pirdeni emërohet Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në letrën e dekretit që mban firmën e presidentit Begaj.

Kryeministri Rama, në njoftimin që bëri për krijimin e kësaj ministre, theksoi se ky ndryshim vjen në një kohë kur Shqipëria është në një fazë të re zhvillimi dhe po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat kërkojnë një qasje të re ndaj administratës publike.

/abcnews.al