Perandori i Japonisë Naruhito, ulet zyrtarisht në fron

schedule13:36 - 22 Tetor, 2019

schedule 13:36 - 22 Tetor, 2019

Me një ceremoni të vecantë, perandori i Japonisë Naruhito është ulur zyrtarisht në fron. Të pranishëm ishin rreth 2 mijë të ftuar nga 170 vende të ndryshme të botës.

Perandori i Japonisë, Naruhito, është ulur në fronin e Krizantemos, gjatë një ceremonie të detajuar ku dhe shpalli fillimin e perandorisë së tij në Pallatin perandoriak në Tokio.

Ritualet nisën mëngjesin e të martës, nën shi: perandori hipi në fron që në 1 maj pas abdikimit të babait të tij Akihito. Në ceremony merrnin pjesë 2 mijë të ftuar nga 170 vende të ndryshme të botës.

Ceremonia e uljes në fron nisi në orën 13.00 me orën locale – 6 e mëngjesit me orën tonë – nën qetësinë solemne të sallës së shtetit.

Naruhito kishte veshjen tradicionale në ngjyrë portokalli dhe më pas aty mbërriti dhe kryeministri japonez  Shinzo Abe, i cili u përul para perandorit.

“Impenjohem që të veproj në linjë me kushtetutën dhe të përmbush përgjegjësitë e mia si symbol i shtetit dhe për unitetin e popullit të Japonisë” deklaroi ai pasi iu dorëzua froni nga babai i tij.

Tre urime për jetëgjatës të perandorit nga ana e kryeministrit Abe u ndoqën nga të shtëna topi që shoqëruan uljen në fron të tij.

Mes të ftuarve të huaj ishte dhe princi Çarls i Britanisë së Madhe dhe përfaqësues të mbretërive të ndryshme të botës. Seremonia u pasua nga banketi ndërsa parada u shty në 10 nëntor si pasojë e tajfunit Hagibis./abcnews.al