Padyshim është përballja më e bukur e kësaj jave, në Premier League. Në orën, 17:30, “Djajtë e Kuq” të Manchester United do të presin në “Old Trafford”, “Londinezët” e Tottenham, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku pritet vetëm spektakël.
Përsa i përket formacioneve, tekniku, Erik ten Hag i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” kamerunas, Andre Onana. Në krahët e mbrojtjes janë Wan-Bissaka e Diogo Dalot, me qendrën që mbulohet nga Varane e Evans. Më të tërhequr janë Christian Eriksen e Mainoo, ndërsa Garnacho, Bruno Fernandes e Marcus Rashford janë vendosur pas “bomberit” danez, Rasmus Hojlund.
Në krahun tjetër, tekniku, Ange Postecoglou i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Vicario. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Pedro Porro e Udogie, me qendrën që mbulohet nga Van de Ven e Christian Romero. Në mesfushë janë vendosur Skipp, Bentancur e Hojbjerg, ndërsa sulmi përbëhet nga Brennan Johnson, Richarlison e Timo Werner. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: