Xheni është vetëm 24 vjeç, dhe forcave zjarrëfikëse iu është bashkuar që kur ishte 21. Në tre vite punë ai thotë se i është rrezikuar edhe jeta.
Trafiku i rënduar i Tiranës, shpesh bëhet pengesë për të arritur në kohë në vendngjarje, edhe pse bashkëpunimi i drejtuesve të automjeteve nuk mungon.
Mbërrijnë tek pallati ku një i ri ka sinjalizuar se ka mbetur në ashensor. Fatmirësisht ngjarje si kjo janë shumë të thjeshta për tu menaxhuar dhe Xhenit iu deshën vetëm 5 minuta për ta kryer misionin.
Vështirësitë në punën e një reparti zjarrëfikës në Tiranë nuk janë vetëm në terren. Ato nisin që në sallën operatore, ku punonjësit u përgjigjen telefonatave të qytetarëve, të cilat jo te gjitha jane per te kerkuar ndihme.
Enkelejda Jareci ka 14 vite që prêt telefonatat e qytetarëve. Thotë se gjatë punës së saj ka marrë shumë telefonata nga persona që e fyejnë.
Por ka edhe prej atyre qytetarëve që telefonojnë për kërkesa absurde.
Puna heroike e ekipeve të emergjencës në Shqipëri është e madhe dhe jo të gjithë ia kuptojnë vështirësitë, por një pikë kyçe e misioneve të tyre është bashkëpunimi me qytetarët, të cilëve iu shërbejnë, por jo gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët./abcnews.al