Jo më kot janë pretendentët absolut, për fitimin e Serie A këtë sezon. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur një fitore “magjike” mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në transfertën e “Brianteo” kanë mundur skuadrën e Monza, me rezultatin e thellë 1 me 5, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Dy gola nga kapiteni, Lautaro “El Toro” Martinez, në minutat 14’ e 84’ , dy gola nga “Arkitekti” turk i mesfushës, Hakan Calhanoglu, në minutat 12’ e 60’, si dhe një gol nga “ylli” francez, Marcus Thuram, në minutën e 88’-të nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e “fantazistit”, Matteo Pessina, në minutën e 69’-të, si dhe “vulosën” rezultatin fantastik.
Falë këtij rezultati “të magjishëm”, djemtë e teknikut, Simone Inzaghi ngjiten në kuotën e 51 pikëve dhe aktualisht ndodhen plot 5 pikë larg, “Bardhezinjve” të Juventus, me këta të fundit, që kanë edhe një ndeshje të prapambetur, ndërsa Monza, në krahun tjetër, mbetet në vendin e 11-të, me 25 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Hakan Calhanoglu, 0-1:
Goli i Lautaro Martinez, 0-2:
Goli i Hakan Calhanoglu, 0-3:
Goli i Matteo Pessina, 1-3:
Goli i Lautaro Martinez, 1-4:
Goli i Marcus Thuram, 1-5: