Vetëm 14 minuta i kanë mjaftuar “Zikaltërve” të Inter, për të vendosur “rregull” në transfertën e “Brianteo”, teksa kanë arritur të shënojnë 2 herë, në mënyrë të shpejtë në portën e vendasve të Monza, duke e bërë fitore një “fakt të kryer”.
Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti, “fantazisti” turk, Hakan Calhanoglu, i cili ndëshkoi me një penallti vendasit, në minutën e 12′-të dhe vetëm 2 minuta më vonë kapiteni, Lautaro Martinez finalizon një kundërsulm të rrufeshëm të “Zikaltërve”, për të dyfishuar shifrat. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Hakan Calhanoglu, 0-1:
Goli i Lautaro Martinez, 0-2: