Lufta në Gaza, shkon në rreth 24 mijë numri i palestinezëve të vrarë

schedule07:28 - 13 Janar, 2024

schedule 07:28 - 13 Janar, 2024

Të paktën 23.708 palestinezë janë vrarë dhe 60.050 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës.

Në një deklaratë, ministria tha se 151 persona të tjerë u vranë dhe 248 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.

Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë dhe ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ato, shtoi ministria.

Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Autoritetet pretendojnë se në sulmin e Hamasit janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.

Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!