Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Cërrik. Mësohet se gjatë një konflikti me një 35-vjeçar e ka goditur këtë të fundit me thikë.
51-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/