Pesë rebelë Houthi u vranë në sulmet ajrore dhe detare të ndërmarra nga Britania dhe SHBA kundër objektivave ushtarake në Jemen, në përgjigje të sulmeve të rebelëve ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Ata goditën aeroportet dhe objektet e tjera në qytetet nën kontrollin e rebelëve Houthi, veçanërisht kryeqytetin Sanaa, portin strategjik të Hodeidah, Saada dhe Taiz, sipas informacioneve nga rrjeti televiziv Al-Masira.
British and US forces have launched an attack on Houthi targets in Yemen after the Iranian-backed group defied a warning to stop targeting ships in the Red Sea.
The MOD has confirmed that the RAF was involved in strikes at two locations in Yemen.https://t.co/ufevSpc5uO pic.twitter.com/K6glFro3Kh
— Sky News (@SkyNews) January 12, 2024
Në një video të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar shihet momenti kur forcat ajrore britanike godasin një bazë të Houthi dhe më pas ndodh një shpërthim.
Sipas Sky News, kjo është një nga dy zonat që Britania e Madhe bombardoi ditën e djeshme në Jemen, në kuadër të operacionit të përbashkët me SHBA-në.
/abcnews.al