Hezbollahu raporton për një sulm vdekjeprurës ajror izraelit

schedule21:41 - 11 Janar, 2024

schedule 21:41 - 11 Janar, 2024

Hezbollahu tha se si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një qendër shëndetësore që udhëhiqet nga ky grup militant janë vrarë dy punonjës shëndetësorë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Sulmi i 11 janarit në fshatin kufitar mes Libanit dhe Izraelit, Hanine, goditi një qendër shëndetësore që udhëhiqet nga Organizata Islamike e Shëndetësisë e Hezbollahut, shkruan REL.

Zyra për media e Hezbollahut tha se sulmi ishte “një agresion flagrant ndaj qendrës ku trajtohen qytetarët libanezë të plagosur nga agresioni i vazhdueshëm izraelit”. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje.

Tensionet janë rritur në kufirin mes Izraelit dhe Libanit, që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!