Një i ri është gjendur i vdekur nga familjarët e tij në Ksamil. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Ervis Oruçi. Ai është një person me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje dhe shitje narkotikësh.
I riu ishte i divorcuar dhe përdorues i lëndëve narkotike. Prej një muaji Oruci kishte dalë nga spitali psikiatrik i Vlorës dhe paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen është bërë mbidoza e ilaçeve.
Megjithatë pritet hetimi nga autoritetet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të vdekjes së të riut./abcnews.al