DETAJE/ Belgjika shpërbën rrjetin e trafikantëve, si u zbulua aktiviteti i 12 shqiptarëve të arrestuar

schedule14:28 - 10 Janar, 2024

schedule 14:28 - 10 Janar, 2024

(Foto ilustruese)

BELGJIKË- Autoritetet belge kanë goditur një rrjet të trafikut të drogës dhe armëve nga Amerika Latine drejt Belgjikës.

Për këtë janë arrestuar 18 persona, ndërsa 12 prej tyre janë shqiptarë dhe dyshohet se ishin “koka” e rrjetit të trafikut.

Por si nisi hetimi për këtë grup dhe si u zbulua aktiviteti i tyre kriminal?

Hetimi filloi në vitin 2022 dhe fillimisht kishte të bënte me tregtinë e armëve të zjarrit dhe lëndëve eksplozive, por u zgjerua me kalimin e kohës, sepse banda kriminale rezultoi se ishte e përfshirë edhe në trafikun e drogës.

Fillimisht u identifikuan gjashtë persona të lidhur me trafikimin e drogës dhe eksplozivit ku në krye ishte një 51-vjeçar shqiptar.

Gjatë gjithë hetimeve ka rezultuar se të dyshuarit kanë qenë shumë të kujdesshëm në komunikimet e tyre dhe për këtë arsye nuk komunikonin në celularë por  në një kafene në Seefhoek në Antwerp për takimet që realizonin.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë:

Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!