(Foto ilustruese)
BELGJIKË- Policia shqiptare dhe ajo belge kanë goditur një organizatë kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë.
Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë: Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gëzim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani.
Siç konfirmoi Policia shqiptare, autoritetet belge kanë kontrolluar 19 banesa, magazina dhe vende të tjera që i përkisnin kësaj organizate që përveç drogës merrej edhe me trafikimin e armëve./ abcnews.al