Vrasja e Sinomatit, hapen dosjet e vjetra/ RENEA, FNSH e policia ‘blindojnë’ Vlorën

schedule11:13 - 10 Janar, 2024

schedule 11:13 - 10 Janar, 2024

Gëzim Sinomati, 23-vjeç u ekzekutua me snajper në 7 janar, ndërsa ishte në ballkonin e banesës së tij.

Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje janë në vijim dhe se tashmë ekspertët kanë kërkuar rishikimin e dosjeve të vjetra

Gjatë ditës së djeshme në polici janë shoqëruar persona të tjerë dhe pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë. Numri i personave të shoqëruar është shtuar.

“Prania e shpeshtë e drejtorit të policisë së Shtetit në Vlorë, ka bërë që kjo ngjarje të marrë vëmendje më të madhe. Nga ekspertët është kërkuar rishikimi i dosjeve të vjetra. Hapja e dosjeve është kërkuar pasi mund të ndihmojë grupin hetimor për ngjarjet në vitin 2000-2001. Deri tani është thënë se në 2017 Sokol Sinomati është larguar drejt Belgjikës, u rikthye në Shqipëri ku ndodhet ende në burg. 23-vjeçari që u ekzekutua nuk kishte asnjë konflikt. Sipas policisë 23-vjeçari nuk ka asnjë precedent penal, as edhe në Belgjikë dhe gjithçka duket se lidhet me faktin se mban mbiemrin Sinomati. Një nga pistat që ka marrë vëmendje është edhe ngjarja në janar të 2022, ku në automjetin e xhaxhait të tij i është vënë tritol”, raportoi gazetari Elton Nika.

Forca të shumta policie janë shtuar në Vlorë, ku pas atentatit të të riut, vijojnë kontrollet. Gjithashtu ka edhe një shtim të postblloqeve në Vlorë si edhe në rrugët lidhëse me njësitë administrative dhe fshatrat përreth, kontrolle janë kryer edhe nga FNSH dhe RENEA.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!