Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, tenori i njohur, Josif Gjipali, ka treguar dhe një moment të vështirë, që i ka ndodhur në kulmin e karrierës.
Ai ka zbuluar se ka ndërprerë shfaqjen në Itali, pasi kishte dhënë tre të tilla.
Gjipali ka thënë se nuk ishte në gjendje të mirë dhe për 20 ditë nuk ka dalë nga shtëpia, ku rrinte vetëm në dhomën e gjumit.
“Mbaj mend, isha në pikun e karrierës. Isha duke bërë Traviatën në La Skala. Nuk i bëra të gjitha shfaqjet atëherë, bëra tre shfaqje nga pesë që duhet të bëja. Duhet të bëja më mbrapa hapjen e sezonit në Teatrin e Real Madridit, shkova, e pash që nuk isha në formë. Ika, kam ndejtur rreth 20 ditë në shtëpi, nuk dilja nga shtëpia, rrija vetëm në dhomën e gjumit, nuk doja të shikoja as fëmijët, asgjë.
Kur e kalon atë gjendje, e harron shpejt se skena ka këtë të mirë, siç mund të të heqi buzëqeshjen, ashtu dhe ta rikthen kur shikon publikun”, u shpreh tenori./abcnews.al