Napoli ka bërë një tjetër përpjekje me Piotr Zielinski, duke i ofruar një kontratë të re, por mesfushori polak e ka refuzuar teksa pret një transferim tek Interi në verë
29-vjeçari ishte pranë një kalimi te Al Hilal gjatë merkatos së verës, por në fund vendosi të qëndronte edhe për një sezon te Napoli. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni.
Napoli nuk dëshiron të humbasë Zielinski në një transferim me parametra zero dhe i ofroi atij një kontratë 3 vjeçare me vlerë rreth 5 milionë euro në sezon, por ai e refuzoi.
Së fundmi, ai është shumë i lidhur me një transferim tek Interi dhe refuzimin e rinovimit me Napolin po e bën për shkak se dëshiron të vishet zikaltër./h.ll/abcnews.al
#Napoli, addio #Zielinski: dice no all’ultima proposta di rinnovo, vuole l’#Inter[@giovanniannun] https://t.co/fKfi3ObjYD
— calciomercato.com (@cmdotcom) January 9, 2024