Temperatura deri në minus 15 gradë, Ukraina pa energji elektrike për shkak të motit ekstrem  

schedule15:00 - 9 Janar, 2024

schedule 15:00 - 9 Janar, 2024

Më shumë se 1000 qyteza dhe fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq që ka goditur Ukrainën, ndërsa kompania energjetike u bëri thirrje banorëve të kursejnë pasi sistemi energjetik është dobësuar nga sulmet ruse.

Konsumi i energjisë elektrike ishte në nivelin më të lartë këtë javë pasi temperaturat shënuan minus 15 gradë Celsius në shumë zona të vendit, tha Ukrenergo.

“Niveli i konsumit vazhdon të rritet për shkak të rënies së ndjeshme të temperaturës në të gjithë vendin”, tha kompania përmes aplikacionit të saj Telegram, duke shtuar se konsumi i energjisë elektrike ishte 5.8% më i lartë se një ditë më parë.

Sipas Ukrenergo, termocentralet e Ukrainës nuk janë rikuperuar ende nga sulmet masive ruse të dimrit të kaluar dhe termocentralet diellore nuk mund të funksionojnë me potencialin e tyre të plotë për shkak të motit të keq.

Dimrin e kaluar Rusia shënjestroi sistemin energjetik të Ukrainës me mijëra raketa dhe drone, duke shkaktuar shpesh ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra njerëz.

Termocentralet përbënin rreth një të tretën e totalit të energjisë elektrike të prodhuar në Ukrainë para luftës. Ukrenergo raportoi gjithashtu dëmtime në rrjetet e energjisë në rajonet e Donetsk, Kharkiv dhe Kherson, të cilat janë afër vijës së frontit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!