Aventurë e re për Valon Berishën. Mesfushori dardan, i cili numëron 40 ndeshje dhe 4 gola me Kosovën, është rikthyer pas 6 vitesh në Austri.
30-vjeçari ka firmosur me LASK Linz deri në verën e vitit 2026. Berisha e kaloi sezonin e fundit në Australi te Melboune City, ekip ku ishte i huzuar nga Reims.
Në shtatorin e vitit të kaluar erdhi ndëprerja e bashkëpunimit me klubin francez, ndërkohë që tani do të vijojë karrierën në Austri.
Aty ku luajti 6 sezone me Salzburgun përpara se të transferohej te Lazio në verën e vitit 2018.
LASK renditet aktualisht në vendin e tretë në Bundesligën autriake me 32 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Salzburgut./ h.ll/abcnews.al