Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 14 persona në polici, pista ku po hetohet

schedule10:02 - 8 Janar, 2024

schedule 10:02 - 8 Janar, 2024

VLORË- Katërmbëdhjetë persona janë shoqëruar deri tani në policinë e Vlorës lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 ku i vrarë mbeti një  23-vjeçar.

Një plumb i vetëm në kokë dyshohet se i ka marrë jetën. Burime nga policia thonë  se arma e krimit ka qenë snajper, ndërsa pavarësisht kërkimeve, arma e krimit ende nuk është gjetur .

Autori që ka qëlluar në drejtim të 23-vjecarit Gëzim Sinomati dyshohet se është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekzekutori dhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat të sigurisë përreth zonës, por ajo që vështirëson punën e policisë dhe për të parë lëvizjet e autorit dhe personave që mendohet se e kanë ndihmuar lidhet me faktin se menjëherë pas ekzekutimit qyteti nuk ka patur energji elektrike. Pak minuta pas ngjarjes është djegur një automjet në lagjen “24 maji”. Gazetari i ABC News, Elrton Nika, raporton se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika. /n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!