Gëzim Sinomati, 23-vjeç është qëlluar për vdekje mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë. Ngjarja u raportua pranë poliklinikës së këtij qyteti. Nga informacionet paraprake dyshohet se i riu është qëlluar nga një distancë e largët, me snajper.
“Një nga pistat e hetimet është një konflikt i mundshëm në Belgjike. Por nuk përjashtohet edhe një konflikt i kohëve të fundit, pasi tani ishte kthyer në Vlorë për festa”, raportoi pë “ABC News” gazetari Elton Nika.
“Pista kryesore mbetet ajo e një konflikti të mundshëm në Belgjikë”, tha për ABC News gazetari Elton Nika.
Ndërkohë në pamjet e siguruara nga “ABC News” shihet se zona është rrethuar nga forca policie.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.
/abcnews.al/