Milan ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 0-3.
I pari që kaloi në avantazh kuqezinjtë ishte Loftus Cheek, ku në minutën e 11’, mesfushori dërgon topin në rrjetë pas asistimit të Leao.
Pak minuta më vonë, në të 31’, Olivier Giroud dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar kështu skuadrat në dhomat e zhveshjes në rezultatin 0-2.
Në të dytën, Empoli nuk pati mundësi të reagonte, pasi Milan kontrolloi totalisht sfidën. Madje në minutën e 88’, ata shënuan edhe golin e tretë me anë të Traore, duke mbyllur kështu këtë ndeshje.
Me ketë fitore, Milan tashmë renditet në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 19 me 13 pikë, pra në pozicionin e parafundit të tabelës./h.ll/abcnews.al