Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në kryeqytetin jordanez të Amanit, si pjesë e një udhëtimi njëjavor në rajon mes tensioneve të përshkallëzuara.
“Jordania është një partner jetik për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së konfliktit në rajon dhe ne jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre në lehtësimin e ndihmës për civilët në Gaza”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller në një postim në mediat sociale të shtunën, shkruan Al Jazeera.
.@SecBlinken has landed in Amman. Jordan is a vital partner in helping to prevent the conflict in the region from spreading, and we are grateful for their leadership in facilitating aid to civilians in Gaza.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) January 6, 2024
Më herët, Blinken vizitoi Turqinë ku mbajti takime me Presidentin e këtij vendi Rexhep Tajip Erdogan, por gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Zyrtari i lartë amerikan diskutoi me presidentin turk mbi luftën në Lindjen e Mesme dhe rëndësinë e përpjejet që duhen bërë që ky konflikt të mos përhapet./abcnews.al

