Profil fals në “Tik Tok”, vetëvritet gruaja/ Psikologia: Siguria kibernetike e ulët, fotot përdoren lehtësisht nga abuzuesit

schedule16:49 - 5 Janar, 2024

schedule 16:49 - 5 Janar, 2024

E rëndë është ngjarja e ndodhur në Durrës, nuk 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës së saj duke pirë fotoksinë. Shkak që 41-vjeçarja të ndërmerrte këtë vendim të rëndë u bë një faqe denigruese e hapur në rrjetin social Tik Tok. Ndonëse gruaja kishte bërë denoncim një vit më parë në polici, nuk kishte marrë asnjë zgjidhje.

Në një interviste në “Virtual Wars” në “ABC”, psikologia Ardiola Bodinaku, theksoi se çdo ditë e më shumë po përsëriten këto raste të rënda, ndërsa theksoi se për rastin në fjalë nuk është marrë asnjë masë nga policia, ndonëse 41-vjeçarja kishte bërë denoncim në polici.

“Zonja e ka denoncuar përpara një viti, çfarë bëri policia. Asnjë masë nuk është marrë. Siguria individuale e një personi është në rrezik. Cilido të merr një foto , të hap një profil dhe merr të dhënat e një personi tjetër. Nëse do ta kthejmë në një nivel personal, do të thoja se kemi të bëjmë me një situatë të lartë të stresit. Pre e bullizimit bien personat me nivel të ulët vetëbesimi.  Shoqëria shqiptare nuk është vetëm Tiranë, dhe në pak kilometra jashtë Tiranës mentaliteti ndikon shumë. E pamë se këtij individi i ka interesuar se çfarë mendojnë të tjerët nëpërmjet një aplikacioni dhe një fotoje. Kaq e parëndësishme ka kaluar jeta e njeriut, mentaliteti apo impakti i të tjerëve ka marrë një vlerë të shtuar”, theksoi Bodinaku.

/abcnews.al/