Përgjatë vitit 2023, Policia e Shtetit ka sekuestruar 4 tonë kanabis 62 kg heroinë 23 kg kokainë. Shifrat u njoftuan nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa bëri bilancin e vitit të lamë pas.
“Lëndët narkotike, kemi patur një qasje të përditshme në luftën ndaj këtij fenomeni. Gjatë 2023 kemi goditur 28 grupe kriminale, janë kryer 171 operacioni, kanë goditur 335 raste të kultivitim janë asgjesuar 293 047bimë narkotike me 273 te ndaluar. U sekuestruan 4 ton kanabis 62 kg heroinë 23 kg kokainë dhe 11 mije tablet ekstazi. Një prej sfidave është luftave kundër drograve sintetitike.
Krimi ekonomik, në këtë fushë gjatë 2023 janë evidentuar 3395 raste me 4017 autorë të identifikuar 815 janë ndaluar, të tjerët janë proceduar penalisht. Janë goditur 5 grupe kriminale në fushën e krimeve ekonomike 2 grupe ne fushën e krimeve kompjuterike.
Kemi patur ekstradim nga vende me të cilët nuk kemi patur një marrëveshje ekstradimi ne emirate e bashkuara fshihen një numër i konsiderueshëm personash në kërkim
Në fund të vitit të kaluar kishte një ekstradim nga emirate drejt belgjikës të një shtetasi shqiptar.
Ngjarjet pa autor mbeten sfidë me rëndësi edhe gjatë 2024. Kemi një listë të ngjarjeve të rënda ndër vite, prioritare. Falë vendimit të gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, edhe vrasjet e 21 janarit mbeten detyrë prioritare, në këtë kontekst dua të them që na duhet të intesifikojmë punën për të rritur bashkëpunimin me qytetarët.
Mediat, rrjetet sociale pasqyrojnë raste që krijojnë vlerësim të ndryshme mbi sjelljen e punonjësit të policisë. Duhet reflektim sa i përket ridimensionimit që duhet t’i japim policisë. Ka raste kur s’janë dakord me urdhrin por s’do të thotë të kesh të drejtën t’I kundërvihesh, merr avokat. Urdhri është i detyrueshëm, e kundërta është vepër penale. Na duhet që kjo politikë e re pënale të zerë vend. Nuk mund të kundërshtosh punonjësin e policisë, urdhri duhet zbatuar. Kjo lidhet me rritjen e standardit të përmirësimit të jetesës dhe kushteve të punonjësit të policisë.” -u shpreh Balla.