“11 automjete të reja për zjarrfikësit”, Balla bën bilancin: Këtë fundvit ishte një numër i ulët incidentesh nga fishekzjarret

schedule12:21 - 4 Janar, 2024

schedule 12:21 - 4 Janar, 2024

Gjatë analizës vjetore, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur dhe për proceset e zjarrvënies, duke bërë thirrje çdo qytetari që të ndalojë së kryeri këtë akt, pasi mund të dënohen deri në 15 vite burg. Sakaq, ai ka njoftuar se janë marrë masa të shumta, ku 11 automjete të reja zjarrfikëses janë shtuar në këtë vit të ri.

“Është e vërtetë që vera e zgjatur e vitit 2023 na ndihmoi për një zgjatje të sezonit turistik, por shkaktoi një numër të madh zjarresh në vend. Por dua t’i bëj thirrje çdo qytetari të këtij vendi të heqi dorë nga çdolloj zjarrëvenie. Kodi penal parashikon deri në 15 vjet burg.

Zjarri një herë ndodh dhe ka një ç’kujdesje nga të gjithë për masat mbrojtje. E vërteta është që kam qene vetë personalisht në të treja rastet e zjarrit të ndodhura në vend. Edhe mund të konfirmojë që gjithçka lidhet me dndërhyrjen e forcës së parë dhe ne po marrim masa për rritjen e kapaciteteve për shuarjen e zjarrit. Gjatë vitit 2024 do të kemi 11 automjete të reja për të shuar zjarret”.

Sa i përket përdorimit të fishekzjarreve në fundvit, ministri Balla:

“Përdorimi i fishekzjarreve duhet të jetë diçka e ndaluar në orët e vona të natës në të gjitha qytetet. E vërteta është gjatë këtij fundviti kemi pasur një numër më të vogël rastesh, që janë paraqitur si incidente në policinë e shtetit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!