Forcave të Armatosura shqiptare do t’i shtohen edhe dy helikopterë amerikanë Black Hawk. Për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ky është një investim i madh për Shqipërinë, falë edhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme.”, theksoi Peleshi.
Helikopterët pritet të mbërrijnë në Shqipëri në fund të muajit Janar. Helikopteri Black Hawk përdoret për të ofruar dhe nxjerrë trupa ose për për evakuimin e viktimave, apo për të ofruar furnizime kritike gjatë fatkeqësive natyrore dhe të kryejë misione si zjarrfikës ajror dhe patrullues kufitar./abcnews.al