Monaco ka marrë një fitore të vuajtur 3-2 përballë Rennes, duke u larguar nga fundi i tabelës. Klubi i Principatës e mori këtë triumf vetëm në sekondat e fundit, falë golit të francezit Ben Yedder. Në këtë sfidë, pati përmbysje për përmbysje.
skuadra e Monacos shënoi e para, që në minutën e tretë të takimit, minutë kur Ben Yedder shënoi golin e parë personal. Në minutën e 12-të, Rennes barazon, me anë të Moaussa. Në fillim të pjesës së dytë, Rennes përmbys gjithçka, pasi Hunou (48′) gjen rrjetën dhe shokon vendasit.
Megjithatë, të besuarit e Leonardo Jardim nuk do të dorëzoheshin dhe do të përmbysnin këtë disavantazh. Slimani barazon provizorisht shifrat në minutën e 58-të, ndërsa në sekondën e fundit të takimit, Ben Yedder i jep fitoren Monacos. Me këtë fitore, Monaco ngjitet në vend të 14-të, në kuotën e 12 pikëve/abcnews.al
Francë, Ligue 1
Monaco – Rennes 3-2
Ben Yedder 3′, 90+3′, Slimani 58′ / Moaussa 12′, Hunou 48′