Japoni/ 400 të evakuuar dhe 5 viktima, “Japan Airlines” u përplas me avionin e ndihmave për zonat e prekura nga tërmeti

schedule12:06 - 2 Janar, 2024

schedule 12:06 - 2 Janar, 2024

Një avion i “Japan Airlines” ka marrë flakë në aeroportin e Henda të Tokyos. Mediat japoneze raportuan se avioni me rreth 400 pasagjerë u përplas me një avion të rojës bregdetare.

Në pamjet e publikuar në rrjete sociale shihen edhe momentet kur avioni është në flakë. Pasagjerët në avionin Japan Airlines u evakuuan. Ndërsa në avionin e rojës bregdetare japoneze fillimisht u raportua për pesë të zhdukur, por më vonë policia konfirmoi pesë viktima. Ndërsa një person që dyshohet të ishte kapiteni arriti të shpëtonte.

Roja bregdetare e Japonisë thotë se avioni i saj që  u përplas me avionin e pasagjerëve, ishte rrugës për në aeroportin Niigata për të ofruar ndihma në gadishullin Noto të goditur nga tërmeti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!