Viti i Ri në dhomën e spitalit, ABC News në Sanatoriumin e Tiranës

schedule17:11 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 17:11 - 31 Dhjetor, 2023

Doktoresha Irma Tashi, për të disatën herë do duhet ta kalojë natën e ndërrimit të viteve larg familjes së saj.

Ajo tregon për ABC News vështirësitë e punës, e cila i jep edhe kënaqësinë kur përballet me mirënjohjen e pacientëve.

“Kalimin  e ndërrimit të viteve, nuk është hera e parë që e bëj në ambientet e spitalit, është e disata herë. Normalisht, ai momenti i ndërrimit është emocionues dhe mund të na japë edhe një trishtim të momenti, por që kalon graduelisht. Gjithashtu, duhet të mendojmë edhe për pacientët që kemi”.

Kujton se nata më e vështirë e ndërrimit të viteve ka qenë gjatë periudhës së pandemisë, pasi janë përballur me një fluks shumë të madh pune.

“Ndryshe nga 3 vite më parë që kemi qenë këtu natën e ndërrimit të viteve në periudhën e pandemisë, tani është shumë ndryshe, jo me atë stres që kemi pasur atëherë”./abcnews.al