Elton Maçolli, 42-vjeç, humbi jetën pas aksidentit mbrëmjen e së shtunës në aksin Tiranë-Durrës.
42-vjeçari është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. Kjo e fundit e hidhëruar nga kjo ngjarje e rëndë ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me të vëllain e ndjerë.
“Më thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?”, shkruan Gjylameti në Facebook.
Një vit më parë, deputetja e Partisë Socialiste humbi edhe të motrën pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Makina me të cilin udhëtonte Elton Maçolli u përplas me një kamion dhe më pas shpërtheu në flakë. Plagët ishin të rënda për drejtuesin e automjetit tip “Seat”, i cili humbi jetën menjëherë. Ngjarja ndodhi rreth 100 metra në dalje të tunelit nga Tirana për në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është tentativa për parakalim të gabuar e automjetit me të cilin udhëtonte viktima, ndaj një kamioni. Elton Maçolli punonte si pilot helikopteri në bazën ajrore të Farkës./ abcnews.al

