Anëtari i klanit Contini është arrestuar në Spanjë. Mediat italiane shkruajnë se ishte në arrati prej 3 muajsh, ndërsa u kap në një resort në Spanjë.
Klani Kamorrist Kontini-Licciardi është një nga më të fuqishmit në zonat periferike të qytetit të Napolit, pjesë e të cilit janë familjet mafioze Contini.
Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Napolit me bashkëpunimin e Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinimin e DDA të Napolit arrestuan Nicola Rullo. Besohet se është krahu i djathtë i Ras Edoardo Contini.
Shtatori e kaluar Rullo i kishte shpëtuar arrestimit, por këtë përfundoi në pranga pas operacionit dhe hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore e Napolit.
/abcnews.al/