Trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, është bërë gruaja e parë që ka një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një renditjeje të njerëzve më të pasur në botë.
Aksionet e L’Oréal u rritën në një shifër rekord të lartë në Paris të enjten. Pasuria neto e 70 vjeçares Bettencourt Meyers, kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë.