Një gol i Dele Allit katër minuta përpara fundit të ndeshjes shmangu humbjen e Tottenhamit kundër Watford. Mesfushori i Spurs u rikthye te goli pas shumë muajsh dhe shpëtoi pankinën e trajnerit Pochettino.
Miqtë pretenduan për një faull kundrejt portierit dhe arbitri kryesor priti një konfirmim nga VAR. Në këtë moment u krijua edhe një konfuzion i madh në stadium. Në kufjet e arbitrit kryesor konfirmohet rregullsia e golit, ndërsa në stadium ndodh ndryshe.
Monitori i madh i cilëson si jo gol dhe tifozët e Watford nisin e festojnë, por jo për shumë kohë. Kryesori i ndeshjes akordon golin dhe festa kalon në krahun e vendasve.
“E çuditshme, kujtoja se VAR-i do të ndihmonte futbollin, por nuk po ndodh kështu”, theksoi pas ndeshjes Quique Flores, trajneri i Watford. /abcnews.al