Sulmet izraelite në Gaza, vriten 50 palestinezë gjatë 24 orëve

schedule11:33 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 11:33 - 28 Dhjetor, 2023

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore në Gaza gjatë 24 orëve, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Zëdhënësi i ministrisë Ashraf Al-Qudra tha se sulmet ajrore,  të cilat goditën Beit Lahia në veri të Rripit, Khan Younis në jug dhe Al-Maghazi në qendër kishin plagosur gjithashtu dhjetëra, dhe se numri i viktimave ka gjasa të rritet.

Gjysmëhënës e Kuqe Palestineze (PRCS) tha se 10 njerëz ishin vrarë dhe 12 u plagosën në sulmet pranë spitalit Al-Amal në Khan Yunis.

/abcnews.al