Zyrtare/ Gleison Bremer rinovon kontratën me “Zonjën e Vjetër”

schedule18:22 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 18:22 - 27 Dhjetor, 2023

Qendërmbrojtësi brazilian, Gleison Bremer ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Juventusit.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, ku do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat bardhezi edhe për disa sezone të tjera.

Bremer u transferua nga Torino te Juventus, ku “Zonja e Vjetër” kishte një përballje të fortë në merkato me klubin e Interit, por në fund braziliani zgjodhi Juventusin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!