NBA/ Rekordi negativ i Detroit, “Pistons” hyjnë në histori për keq, 27 humbje radhazi në sezon

schedule12:56 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 12:56 - 27 Dhjetor, 2023

Detroit ka hyrë në historinë e NBA, por për diçka që do të kujtohet gjithmonë me dhimbje për Pistons. Këta të fundit u dorëzuan përballë Brooklyn Nets me rezultatin 112-118, duke shënuar humbjen e 27 radhazi.

Askush më parë në basketbollin amerikan nuk e ka jetuar këtë ecuri negative, duke konfirmuar dështimin e vërtetë të Detroit. Në ndeshjen e fundit, Cade Cunningham provoi të evitonte këtë rekord për skuadrën e tij, por pikët dhe paraqitja e tij nuk mjaftuan.  Nga ana tjetër, fitorja e Nets erdhi nga pankina, ku lojtarët e aktivizuar gjatë sfidës sollën 36 pikë.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për Memphis, që me një Ja Morant në një formë të shkëlqyer, i shtoi një tjetër fitore ecurisë fantastike në këtë sezon të NBA. Ylli i Grizzlies shënoi 31 pikë në triumfin e skuadrës së tij, që kaloi me vetëm një pikë diferencë dhe pas një kohe shtesë New Orleans me shifrat e përgjithshme 115-116.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes në basketbollin amerikan, fitore të rëndësishme siguruan Chicago Bulls, Orlando Magic dhe Los Angeles Clippers. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!