Janari ka “shpenzime”, Arsenal nxjerr në shitje sulmuesin e talentuar

schedule08:36 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 08:36 - 27 Dhjetor, 2023

Me merkaton e dimrit që është shumë pranë nisjes, klubet kanë filluar të bëjnë gati listat e lojtarëve, që kërkojnë të afrojnë në mënyrë për të forcuar sa më shumë skuadrat e tyre në mesin e sezonit, mirëpo për të afruar lojtarë sa më cilësorë nevojitet një buxhet i madh e për të mos shkelur rregullat e “Fair Play”-t financiar, “gjigantët” e Evropës kanë nxjerrë jo pak lojtarë në shitje.

I tillë është edhe rasti i anglezë të Arsenal, me “Topçinjtë” që presin gjatë muaj janar oferta për 24-vjeçarin e sulmit, Eddie Nketiah, me këtë të fundit, i cili nuk është në planet e teknikut Mikel Arteta e për këtë aryse mund të lërë klubin gjatë merkatos së dimrit, për t’i bërë vend një sulmuesi elitar, siç është “bomberi” i Brentford, Ivan Toney.

Për Nketiah, nënkampionët e Premier League kërkojnë plot 40 milionë euro, me klube si Ëest ham, Brentford e Crystal Palace, të cilët që prej verës së kaluar janë në “ndjekje” të lojtarit, mirëpo çmimi është tepër i lartë dhe tashmë pritet për të parë nëse “Topçinjtë” do të bëjnë ndonjë tolerim apo jo.

Ndërkaq, pavarësisht faktit se sulmuesi me origjinë ganeze aktivizohet në të shumtën e rasteve, nga stoli, sërish Nketiah ka arritur të shënojë jo pak këtë sezon, teksa në 24 ndeshjet e zhvilluara përgjatë të gjithë kompeticioneve, ku “Topçinjtë” marrin pjesë ka arritur të regjistrojë plot 6 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al