Qendra tregtare pa sistem anti-zjarr/ Bajrami: Temperaturat shumë të larta, e vështirë ndërhyrja. Zjarrfikësit e Lushnjes mangësi në pajisje

schedule23:37 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 23:37 - 26 Dhjetor, 2023

Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajrami thotë se qendra tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët të hënën, nuk kishte sistem anti-zjarr.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bajrami u shpreh se në momentin e kur forcat zjarrfikëse po ndërhynin, temperaturat ishin shumë të larta, çka e bëri të vështirë punën e tyre.

Sipas tij, zjarrfikësit e Lushnjes kishin mangësi në pajisje, teksa shtoi se paniku te banorët ishte shumë i madh.

“Momentet e para që kanë shkuar grupet e para, shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri të përhershme, kanë hasur vështirësi që në rrugë, ka tym, ka zjarr, ka panik. Probleme, që nga makinat, nuk lejoheshin mjetet zjarrfikëse të afroheshin pranë objektit, makinat e parkuara vend e pa vend. Janë futur brenda, kanë bërë manovrat e para. Ndërhyrja është bërë në pak minuta, paniku ka qenë shumë i madh te njerëzit, një grup është afruar te vatra e zjarrit, kanë përdorur ujin që kanë pasur dhe kanë pritur për ndihmë. Zjarri është punë 10 minutash, kaloi 10 minuta, zjarri i kalon përmasat. Shkaqet janë të ndryshme, të shumta, por do thoja një grup ka qenë, grupi i zjarrfikësve të Tiranës, ka qenë brenda në objekt, ishte në rregull, por nga krahu tjetër, ndoshta e nënvlerësuan një moment, vetëm kur e panë që doli zjarri nga krahu tjetër.

Faktorët janë të ndryshëm. Temreratura shumë te larta, ti i hedh ujë dhe ajo avullon menjëherë. Ishte luftë me jetën, për jetën. Që nga temperaturat e larta në atë lloj zjarri, 800 deri 1000 gradë, shkrin betonin edhe hekurin, trupi i njeriut nuk mund ta durojë atë lloj temperature, janë shumë të vështira si raste. Lushnja nuk i ka ato lloj veshjesh për ato tempreatura të larta, edhe mjete, ka pasur mangësi pajisjesh. Tymi futet edhe në banesa. Në këto moment, tepmeratura shkon 100-150 gradë.

Këtu janë te vatra kryesore që e kanë fikur. Duhet të fikësh zjarrin që të futesh brenda, që të kalosh. Këto pamje që janë nxjerrë, këtu mund të shikosh, por aty brenda, me atë tym nuk mund të shikosh asgjë. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, dritat festive, karikueset, televizori, defektet ndodhin, siguresa, duke qenë dhe dyqan këpucësh ka pasur edhe kartonë,, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Aty sistemi nuk ka qenë funksional, do e nxjerrë ekspertiza. Po të kishte pasur sistem, nuk do ishte kjo. Nuk e kanë as pallatet. Garazhet dhe pallatet ta kenë sistemin anti-zjarr. Në të rejat shoh një trend për t’i vendosur. E shikoj që po mundohen t’i vendosin. Ka mangësira pafund. Po të kishin pasur pajisje me të mira, mund ta mbyllte vetë zjarrfikësja e Lushnjes”, theksoi ai./abcnews.al