Al Nassr arriti një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull duke mundur në transfertë 2-5 Al Ittihad në sfidën e prapambetur të kampionatit.
Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14’ me Hamdallah, por 5 minuta më vonë ishte Ronaldo që rivendosi baraspeshën me anë të një penalltie. Pa u mbyllur pjesa e parë, Taliska përmbysi rezultatin.
Në të 52’ ishte sërish Hamdallah që baraspeshoi sfidën, por një tjetër penallti në minutën e 68’ e realizuar nga Ronaldo kaloi në avantazh Al Nasr.
Më pas ishte Sadio Mane që shënoi dy herë të tjera për t’i dhënë përfundimisht fund sfidës, teksa Karim Benzema qëndroi në hije gjatë gjithë sfidës.
Kështu, Al Nassr ngushton me 7 pikë diferencën me Al Hilalin e vendit të parë, ndërsa Cristiano Ronaldo parakalon Mbappe dhe Harry Kane në garën për golashënuesin e vitit, duke shkuar në 53 me një ndeshje të mbetur.
I vetmi që e kërcënon është Erling Haaland, i cili ka dhe dy ndeshje me Manchester City, teksa ndodhet në kuotën e 50 golave./ h.ll/abcnews.al
?? Cristiano Ronaldo scores two goals on penalty for Al Nassr and makes it 5️⃣3️⃣ goals in 2023 calendar year.
Current situation ?✨
◉ Cristiano Ronaldo — 53
◎ Harry Kane — 52
◉ Kylian Mbappé — 52
◎ Erling Haaland — 50 pic.twitter.com/QEp5zipViP— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 26, 2023