Kurti në zgjedhjet e Shkupit/ Duriqi: Po ua vështirëson punën politikanëve shqiptarë, krijon konflikt institucional me RMV

schedule16:38 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 16:38 - 26 Dhjetor, 2023

Gazetari Visar Duriqi thotë se pjesëmarrja e partisë Lëvizja Vetëvendosje, drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, do t’ia vështirësojë punën politikanëve shqiptarë atje.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Duriqi u shpreh se Kurti ka tendencë për të krijuar konflikt institucional me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Duriqit, Kurti po ua vështirëson punën politikanëve shqiptarë. Pyetur nëse Kurti do e çojë Kosovën në zgjedhje, Duriqi nënvizoi se ka sinjale se mund të mbahen në gjysmën e dytë të vitit 2024.

“Duke parë situatën politike në Maqedoninë e Veriut, që është goxha e ndjeshme, gjendja e shqiptarëve atje, nuk është ajo që kemi pritur, ndërhyrja e Kurtit e bën më të vështirë për politikanët lokalë që të vazhdojnë punën e tyre. Po ia vështirëson punën politikanëve shqiptarë atje. Kurti vetëm ka nisur pikat e Vetëvendosjes në fshatra, ka sinjale që mund të ketë zgjedhje në pjesën e parë të vitit 2024. E pritshme është që të lajmërohen në shkurt këto zgjedhje, dhe të mbahen në korrik apo në gusht, kur vjen edhe disapora në Kosovë, që të mbledhë votuesit e diasporës”, theksoi ai./abcnews.al